Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 69-vjeçar, i cili tentoi të qëllonte me armë në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit.
I arrestuari është shtetasi me inicialet G. XH.
Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin e 69-vjeçarit me 47-vjeçarin me iniciale A. H., banues në të njëjtën lagje.
Pas ndërhyrjes së policisë, 69-vjeçari ka tentuar të qëllojë në drejtim të tyre me armë. Ai rezulton i dënuar për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Dhuna në familje’.
Lapsi sjell dëshminë e gruas që ishte prezent në ngjarje. Ajo thotë se 69-vjeçari e kishte ngacmuar edhe seksualisht.
Shihni videon më poshtë.












