Ndryshime të reja në drejtorinë e Burgjeve. Mësohet se është shkarkuar nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Shkarkimi i tij është vendosur ditën e djeshme nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”. Nuk dihet ende se kush do jetë pasuesi i tij.
Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.
Çipa mbante më herët postin e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa ka qenë dhe sekretar për emigracionin në PS, si dhe kryetar i Bashkisë së Sarandës.
Burime bëjnë me dije se Çipa do të emërohet në një pozicion tjetër, po ende gjithçka mbetet e paqartë.












