Papa Françesku ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, dhe në në raste të caktuara ata i kanë mbajtur ato si skllave seksuale.
Ai tha se në këtë rast paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë të murgeshave që u abuzuan nga priftërinjtë.
Kjo është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga kleri.
Ai tha se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin.
Në nëntorin e kaluar, organizata globale e Kishës Katolike për murgesha denoncoi “heshtjen dhe fshehtësinë” që pengonte bërjen publike të këtyre rasteve.
Komentet e Papës vijnë në mes të akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe të rinjve nga priftërinjtë në Kishë./DRONI.al












