Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, duke zëvendësuar kështu Stefan Çipën.
Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.
Përsa i përket postit të ri, Ismaili ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.
Kujtojmë se Stefan Çipa qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.











