Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka nxjerrë një vendim të fundit, nga ku i ka bërë thirrje pedagogëve për një seancë të jashtëzakonshme.
Dekanati bën thirrje për seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite: situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve.
Më herët, pedagogët e këtij fakulteti zhvilluan një grevë ditore teksa shumë prej tyre janë shprehur publikisht kundër ligjit për arsimin e lartë duke kërkuar shfuqizimin e tij. Ata nuk kanë përjashtuar as futjen në grevë, sikurse bënë pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale.












