Motra e Emiliano Sala ka ndarë një foto të qenit të futbollistit, i cili sheh nga dritarja duke pritur që futbollisti të kthehet në shtëpi.
Fotoja ka prekur zemrat e qindra ndjekësve dhe adhuruesve të Sala, teksa e motra zbulon lidhjen e fortë që ka qeni me të vëllain.
Sala rezulton i zhdukur pas rënies së avionit mbi kanalin anglez më 21 janar, menjëherë pasi nënshkroi për Cardiff në një kontratë rekord prej £ 15million.
Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala dhe pilot David Ibbotson, të cilët të dy janë të zhdukur dhe supozohen se kanë vdekur, u zbulua nga një ekip privat kërkimi nënujor të dielën në mëngjes.
Një trup u zbulua më vonë nga rrënojat, por ende nuk është identifikuar.












