Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka fituar bastin që vuri para disa ditësh.
E kemi fjalën për statusin ku ai ku shkruante se Donika Prela do ta kalonte vettingun pavarësisht reagimit të ONM.
Ndërkohë që sot, menjëherë pas vendimit të KPK-së i cili ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Manjani ka reaguar sërish duke thënë: “Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!”
Sipas Manjanit, po vijohet ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës.
Statusi i plotë:
Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!
Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!
Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.
Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës!
Turp!












