Kreu i opozitës Lulzim Basha, e ka cilësuar skandaloz vendimin e Prokurorisë për të hetuar gazetarët që publikuan skandalin e shitblerjes së votave në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Basha shkruan se në vend që prokuroria të arrestojë “politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur ” hap hetim kundër gazetares që publikon skanadalin.
Postimi i Bashës:
Kjo prokurori që nuk arreston politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, por hap hetime kundër gazetares që ka kurajon të publikojë skandalin në @zeriamerikes, nuk është më prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri.













