Një trup është parë në rrënojat nënujore ku u gjet avioni që mbante futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.
Pasi u gjet aeroplani në shtratin e detit jashtë Guernsey, autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur dhe një trup, i cili ende nuk bëhet me dije se kujt i përket.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) konfirmoi lajmin të hënën në mëngjes.Ajo shtoi se tani po shqyrtonte hapat e ardhshëm.
Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.
Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm zyrtar të asaj që u gjet, por specialisti i anijës që udhëhoqi hetimin privat, David Mearns, tha se aeroplani ishte zbuluar.
Piper Malibu PA-46 që mbante Sala 28 vjeç dhe Ibbotson pilotin, 59 vjeç, nga Lincolnshire, u zhduk më 21 janar pas largimit nga Nantes për në Francë rreth orës 7.15.












