Në një moment kur studentët vijojnë protestën dhe bojkotin dhe nga ana tjetër dhe pedagogët kanë hyrë në grevë, vjen reagimi i kreut të PD.
Ai ndalet tek deklarata e kryeminsitrit Edi Rama, i cili për ‘tiu futur frikën’ studentëve, u tha se duhet të kthehen në shkollë, pasi rrezikojnë humbjen e vitit.
Basha në Twitter shkruan se Rama është në panik kur kërcënon studentët dhe u bën thirrje të mos kenë frikë.
BASHA NË TWITTER
I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt











