• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ndal kërcënimin e Ramës për studentët: Viti akademik do të njihet i plotë

droni by droni
3 February, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Basha ndal kërcënimin e Ramës për studentët: Viti akademik do të njihet i plotë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët në qarkun e Fierit t’I bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë për t’i dhënë fund braktisjes nga qeveria. Të gjithë tregtarët që Basha takoi brenda dyqaneve të tyre pohuan se situata ekonomike është përkeqësuar.

Vetëm 1 shitje kam bërë”- u shpreh një tregtar. Një grua me një dyqan prej 20 vjetësh tha se nuk kishte shitur asgjë, ndërsa një tjetër, edhe ai me një biznes të vogël, tregoi se nga rënia e të ardhurave, nga futja në skemën e tvsh-së dhe rritja e taksave, nuk ble dot as ilaçet.

Kryetari Basha u tha qytetarëve se ka ende shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjithësecilit dhe se plani I Partisë Demokratike e bën të mundur këtë.

“Me një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, vende pune me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i Partisë Demokratike, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe u fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës. “ – u shpreh Basha.

Nga Fieri, Lulzim Basha dha edhe një mesazh për studentët, të cilët janë nën kërcënimin e kryeministrit  për të humbur vitin akademik.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka e do të ketë vetëm një përfundim: çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të të gjithë Shqipërisë.”- theksoi Basha.

Kreu i opozitës shprehu besimin se rasti më i mirë për t’i dhënë vendit një mundësi të re është më 16 shkurt, me protestën e opozitës në Tiranë.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ne ju ftojmë me 16 shkurt të vini të gjithë në Tiranë dhe t’ja hedhim në Lanë këto armë, bashkë me propagandën, në mënyrë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do t’i bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.” – tha Basha në Fier.

Pjesë e rëndësishme e planit ekonomik të PD është zhvillimi i bujqësisë. Fermerët në zonën e Frakullës i thanë Kryetarit të PD se nuk kanë marrë asnjë subvencion, asnjë mbështetje nga qeveria këto 5 vjet.

“Jemi copë copë. Qeveria na vjen këtu e na mashtro, jemi në mëshirë të fatit”- u shprehën fermerët gjatë takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike, Ii cili shpjegoi se shtylla e planit të PD për zhvillimin e bujqësisë është subvencionimi.

“Sektori i bujqësisë është një sektor, i cili nuk mund të mbijetojë pa subvencione. Zgjidhja jonë për fshatin është që të dedikojmë 100 milionë usd në vit për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, në mënyrë që edhe ju të nxirrni fitimin epunës suaj, edhe prodhimet tuaja të arrijnë tek konsumatori me një çmim të arsyeshëm. Pra, 50 milionë usd do të shkojnë për infrastrukturën, 100 milionë usd do të jepen si subvencione të drejtpërdrejta.”-tha Basha.

Si do të fitoni ju, kur ju nuk futeni dot në treg. Unë e di që ju nuk futeni dot as në tregjet e qyteteve, se edhe tregjet e qyteteve i kanë kapur dy duar. Kjo që po ndodh me ju, ka ndodhur me të gjithë tregun. Pra, në kuptimin politik, që të mos ju lodh me shifra, së pari ne do ta shkatërrojmë këtë rrjet oligarkësh, monopolistësh, gjakpirësish, sepse kjo është shkaktarja kryesore e fatkeqësisë suaj dhe e çdo prodhuesi, edhe e prodhuesve të tjerë që nuk jetojnë me tokën.

Ne, mjete politike, veç zgjedhjeve, për të ardhur në pushtet, nuk kemi. Por zgjedhje të lira e të ndershme me Niçen, me Gjushin, me Ramën, nuk ka. Kjo është arsyeja që ju kemi thirrur në një protestë në 16 shkurt. Sepse këtë zgjidhje mund ta jepni vetëm ju si popull. Nuk ju kam thirrur për të mbajtur fjalime më 16 shkurt. Nuk kam çfarë t’ju them më. E vetmja gjë që mund t’ju them, është ejani aty, me pjesëmarrjen tuaj, bëni atë që bën çdo popull europian: deklaroni fundin e këtij rregjimi dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike.

Gjatë qëndrimit në Frakull, kryetari Basha pa kushtet në një serë me luleshtrydhe dhe dëgjoi nga pronarët e serave për braktisjen e plotë nga qeveria. Përveç mungesës së subvencioneve, ata pohuan se çmimi i naftës e dëmton rëndë biznesin.

“Si ai që bredh me X6 dhe unë që punoj tokën time, paguajmë 1700 lekë litrin e naftës dhe nuk marrim asnjë lloj ndihme nga shteti.”- u shpreh një fermer, i cili ngriti zërin edhe për dëmin që i shkaktohet prodhimit nga plehrat kimikë të skaduar. “Konsumatori nuk e ha dot këtë luleshtrydhe këtu, sepse kjo është spërkatur 10 herë, sepse helmi nuk bën efekt.”

Kryetari Basha shpjegoi se subvencionimi direkt i fermerit do të ndikojë menjëherë tek cilësia e prodhimit, sepse edhe plehrat kimikë do të këtë mundësi t’i blejë nga më cilësorët me paratë që financon buxheti për ta.

Lulzim Basha i dha përgjgije edhe dilemës së mijëra shqiptarëve, e cila i erdhi si pyetje nga fermeri i Frakullës: të rrimë në këtë vend apo të marrim familjen e të arratisemi një orë e më parë.

“Synimi kryesor i programit tonë është punësimi dhe ju, nëpërmjet aktivitetit tuaj siguroni punësim, pra meritoni mbështetje. Ju kërkoni mundësi. Me këtë qeveri nuk i keni patur, por me ne do t’i keni këto mundësi. Mesazhi që dua të të jap sot është një mesazh shprese tek e nesërmja, jo t’i mbyllësh gjërat e të ikësh, por të qëndrosh, të përballemi dhe të merrni atë që është e juaja dhe ju takon”- tha Lulzim Basha.

Tags: Basha
Previous Post

Dekada e sëmundjeve, depresionit dhe kequshqyerjes për shqiptarët

Next Post

Meta ndërhyn në konfliktin e Unazës së Re: Qeveria të ndalë procedurat dhe të anulojë projektin

droni

droni

Next Post
Meta uron për Kurban Bajramin: Festë simbol e sakrificës, Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe Shqipërinë

Meta ndërhyn në konfliktin e Unazës së Re: Qeveria të ndalë procedurat dhe të anulojë projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.