Një zjarr ka rënë në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat vunë në kontroll flakët.
Nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa aktualisht ky institucion është pa energji elektrike.












