Policia e Shtetit ka vijuar me aksionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ditën e sotme është vënë në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite burg.
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar :
– Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë
Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.
Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.












