Policia e Durrësit ka goditur një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vollga” janë arrestuar në flagrancë 3 persona, B.D., A.T, dhe N.M. Po ashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.
“Pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.











