Një sasi prej 10 kg lëndë narkotike është sekuestruar këtë të mërkurë, në kryeqytet.
Sipas burimeve jo zyrtare, sasia është kapur në kuadër të një operacioni antidroge.
Nga finalizimi i operacionit, policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, emrat e të cilëve ende nuk janë të identifikuar.
Mësohet se arrestimet e tyrë janë kryer pranë një Qëndre Tregtare, në zonën e rrethrrotullimit në Sauk.











