Është shoqëruar një person i dyshuar si autori i atentatit të ish-efektivit Arben Bilali.
Policia nuk ka bërë me dije informacione të tjera për shkaqe hetimesh.
Arben Bilali mbeti i vrarë mesditën e sotme në zonën e Selitës, në një atentat i cili dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.
50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij, Leonard Bilali, ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot. Më tej shtohet se vëllain i vranë me 4 plumba, ndërsa ai ishte mundës me Dinamon.
Bashkëshortja e 50-vjeçarit të vrarë është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.











