Nuk e mendonim se Getoari dhe Marina do të ishin së bashku në një emision.
Ka disa ditë që po flitet se çifti më i komentuar i Showbizit do të jenë pjesë e një spektakli të ri këndimi i ideuar nga Alaudin Hamiti.
Pjesë e tij do të jetë dhe kantautori Flori Mumajesi. Është folur gjithashtu se ky emision do të ketë titullin “E ke yllin”. Por si qëndron e vërteta për këtë program të ri e ka dhënë vetë Alaudini.
Në një prononcim për Prive, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky lajm dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit.
“E ke Yllin”, është një talent show, projekt i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini për Prive, duke e mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë.












