Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj, pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes.
Pas hapjes së hetimeve, anëtari i KPK pritet të paraqitet të enjten në orën 15:00 për të dëshmuar.
PD publikoi disa muaj më parë dokumentat të cilat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Partia Demokratike i ka depozituar dokumentat pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.












