Shtatë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë helmuar.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjëset janë paraqitur tek urgjenca e spitalit të Durrësit ku janë konstatuar shenja helmimi.
Shkak është bërë rrjedhja e gazit të një kondicioneri.
Ky rast nuk është i vetmi. Kujtojmë se në 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse të një rrobaqepësie u helmuan.
Sipas policisë, shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.












