Presidenti Ilir Meta ka një sugjerim për të gjithë ata që kanë planifikuar të vizitojnë Shqipërinë.
Ai me një shënim ne faqen e tij ne FB, u sugjeron turistëve të mos humbin rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni.
REAGIMI
Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori.
Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni.












