Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë vazhdon dhe sot bojkotin.
I njohur si një ndër fakultetet ku studentët vazhdojnë të mbajnë ende frymën e protestës, ata shprehen se do të vijojnë të rezistojnë.
Studentët kanë bllokuar hyrjen kryesore dhe shkallët qëndrore.
Kujtojmë se ky fakultet ka pasur mbështjetjen e plotë të pedagogëve të cilët disa ditë më parë hynë dhe në grevë për të mbështetur kauzën e tyre.
Nga ana tjetër, shumica e pedagogëve të këtij fakulteti, në Asamblenë e UT, hartuan 6 kërkesat për kryeministrin Edi Rama, ku i lanë vetëm 1 javë kohë për të marrë masat ndaj plotësimit të tyre, nisur këtu me rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.












