Presidenti i Republikës, Ilir Metangushëlloi familjen Daci dhe Qeverinë e Kosovës për vdekjen tragjike të zvministrit Arian Daci, djalë i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan Meta në FB.
Arian Daci humbi jetën ditën e sotme, pasi u kap nga një ortek dëbore në Brezovicë.











