Asambleja e djeshme e Fakulteteve të UT hartoi 6 kërkesa për ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrin. Pedagogët i vendosën qeverisë 1 javë kohë afat për të rrëzuar ligjin për arsimin e lartë dhe plotësimin e kërkesave, ndryshe paralajmëruan për shkallëzim të protestës.
E ftuar në Emisionin Zonë e Lirë, ministrja e re, Besa Shahini nuk e mohoi mundësinë e rishikimit të ligjit, nëse ai shkakton vërtet probleme.
Ajo shtoi se pedagogët nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji, ndërsa pohoi se është e hapur që ai të rishikohet.
Ajo tha:’ Ata janë njerëz të mençur dhe e dinë që ky ligj nuk rrëzohet për një javë. Minimumi zgjat dy vjet që të kalojë në të gjitha hallkat. Ata nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji. Jam e bindur se ata dinë më shumë se kaq, nuk rrëzohet ligji për një javë.












