Partizani ka mposhtur Skënderbeut me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i Malës në minutën e 3-të i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin në kampionat.
Ndërkohë me humbjen e sotme, Skënderbeu i Shehit është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, teksa diferenca nga kreu është thelluar në 10 pikë.
Plot 5 humbje radhazi për korçarët në kampionat, teksa situata duke tejet alarmante.
Një episod i çuditshëm u regjistrua në këtë takim ku pas shënimit të golit nga ana e Partizanit, tifozët korçarë filluan të gjuanin me topa bore futbollistët kundërshtarë duke ndërprerë për pak çaste takimin.












