Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti Vasillaq Zëri. Ish-lojtari i Kombëtares vuante nga një sëmundje e rëndë.
66-vjeçari, Vasillaq Zëri luajti si sulmues me skuadrën e Dinamos, gjatë periudhës 1974-1983, por edhe me Kombëtaren në periudhën 1976-1982.
FSHF i kishte dhënë Zërit titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.
Vasillaq Zëri, poshtë, i dyti nga e majta












