Të shumta kanë qënë reagimet pasi Kryeministri Edi Rama ia kaloi kompetencat e drejtimit të ministrisë së Jashtme, Gent Cakajt.
Emri i tij ishte një ndër më të komentuarit, për shkak se shikohej me dyshim dhe shumë prej juristëve, e cilësuan si shkelje të Kushtetutës, kalimin e kompetencave.
Sërish me ironi ka reaguar ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar një karikature të Bujar Kapexhiut.
Përmes ironisë ish-kryeministri shpjegon edhe kuptimin e karikaturës. Sipas tij Rama është betuar si Ministër i Jashtëm me këto fjalë “Betohem ne Kushtetute per byç….e tij (Gent Cakajt) . sb”.












