Këshilltari i Donald Trump Roger Stone është arrestuar në Florida, i akuzuar për manipulimin e dëshmitarëve dhe për krime të tjera.
Mbi të rëndojnë shtatë akuza dhe se autoritete dyshojnë se ai ka penguar hetimet.
Ai akuzohet për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme si dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.
CNN raporton se këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton për marrëveshjen e dyshuar midis Rusisë dhe ndikimit të saj në fushatën Trump.
Arrestimi i tij është kryer nga FBI në orët e para të mëngjesit të sotëm.











