Kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm.
Pas këtij lajmi, të parët që i erdhën në mbështetje ishin SHBA-të, ku Donald Trump e njohu liderin e përzgjedhur si president.
Pas këtij reagimi, nuk mund të mos mungonte as ai i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.
#Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.
Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.











