Turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Sipas informacioneve, mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018.
Njoftimin e ka dhënë autoritetet kosovare.
Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.
Turku ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pas zbulimit të drogës në laborator.











