• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia tronditëse e 45- vjeçares: Burri ka abuzuar edhe mbi vajzën tonë, na ndihmoni!

droni by droni
24 January, 2019
in Kronika
0
Rasti i dytë i pedofilisë në Divjakë.  Pas mësuesit, në pranga një 66-vjeçar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte viti 2005 kur ajo vendosi të martohej por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që zgjedhja e saj do t’i shkatërronte jetën.

Mendoi se do të niste një jetë të lumtur krah bashkëshortit  por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Sot ajo është 45 vjec, por vuajtjet e kanë plakur para kohe, ndërsa fuqinë për të vazhduar jetën dhe për të përballuar vështirësitë e gjen vetëm te përqafimi i ngrohtë i vajzës së saj 13 vjeccare. Kjo është banesa në të cilën nënë e bijë kanë jetuar për plot 14 vite, një ambient i zymtë, plot lagështirë, e me orendi të shkatërruara.

Nëna rrëfen për News24 historinë e trishtë e goditjet e shumta që jeta i ka dhënë për vite me radhë.

“Në vitin 2005 unë jam martuar, ndërsa në 2006 kam lindur vajzën. Nuk kemi pasur as drita, as ujë, asgjë! Patëm vetëm një dhomë e pikonte ccatia. Nuk kishim as bukë për të ngrënë, vajza ishte shumë e vogël dhe nuk dija ccfarë të bëja. Ish bashkëshorti im vetëm pinte dhe mua e vajzën na linte pa ngrënë. Vajza qante se donte qumësht, por unë nuk kisha cfarë ti jepja se isha pa punë vetë”,-tregon 45 vjeccarja.

Dhuna në familje

Përpos problemeve të shumta ekonomike, vetëm 1 vit pas martesës, gruaja u ndesh me dhunën e bashkëshortit. Nënë e bijë ranë pre e goditjeve të pamëshirshme të njeriut më të afërt, i cili shumë herë i linte pa bukë e i nxirrte jashtë në mes të të ftohtit. “Dhunë për herë të parë ndaj meje ka ushtruar në vitin 2006. Kur vinte i pirë në shtëpi, na gjuante, na rrihte, na nxirrte përjashta në mes të rrugës, në mes të natës. Dhuna ka vazhduar deri sa jam divorcuar, për shumë vite për shumë vite”,rrëfen gruaja.

Ngacmimi seksual

Mes lotësh, 45 vjecarja trondit me një tjetër dëshmi shokuese. Sipas saj, i ati ngacmonte seksualisht të bijën. Edhe vetë fqinjët, pohojnë jashtë kamerave të Neës 24 se kanë parë vetë raste kur vajza ka dalë duke qarë nga shtëpia e është ndjekur nga babai që tentonte të kryente veprime të turpshme me të.

“Ai u zhvishte lakuriq, në sy të vajzës, madje zhvishte edhe vajzën. E prekte në vende që s’duhej ta prekte, dhe unë bërë denoncimin, por sërish policia nuk i mori për bazë fjalët e mia dhe të vajzës. I thoja ta cconte vajzën në shkollë, por ai e nxirrte për të lypur që të merrte paratë e t pinte raki, e ulte në prehër bashkë me shokët e tij rrugëve”,-thotë duke qarë nëna e 13 vjeccares. Gjithë këto vite ishin një ferr i vërtetë për 45 vjeccaren e vajzën e saj, por pas shumë denoncimesh në polici, gruaja mori guximin të divorcohej. Ish bashkëshorti sot ndodhet në burg e mbi të rëndon akuza për dhunë në familje. “Në 2018 ai u dënua për dhunën e vjeccarja.

Kërcënimet

Prej disa muajsh, nënë e bijë kanë marrë një shtëpi me qira, të papërballueshme ekonomikisht për to, por e kishin të domosdoshme të largoheshin për të shmangur konfliktet dhe kërcënimet nga ish vjehrra e 45 vjeccares. “Ish vjehrra ime na del në rrugë e na kërcënon. Kur zbrita nga autobusi më tha: Sado ta ruash vajzën ti, ne prapë do ta marrim. Kam frikë, më ka thënë që do të më vrasë e do të më varrosë. Nuk kemi mbështetje kurrkund, kemi frikë të ecim në rrugë”,-tregon gruaja. Edhe vetë vajza 13 vjeccare pohon kërcënimet nga gjyshja e saj. “Gjyshja më ka thënë që kur të zbresi mami nga autobusi do ta zhdukin. Unë nuk i thashë asgjë, u largova”,-thotë vajza. Nëna kërkon nga shteti një urdhër mbrojtjeje për veten e të bijën. “Kërkoj një zgjidhje, kërkoj një urdhër mbrojtjeje për vete e për vajzën”,-thekson 45 vjeccarja më tej.

Apeli për ndihmë

E vetmja pagesë që iu mban frymën gjallë, është rroga prej 170 mijë lekësh të vjetra që merr 45 vjecarja nga puna si sanitare në një kompani private. Ajo tregon se qiraja e shtëpisë është 150 mijë lekë, e iu ngelen vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj për tu ushqyer.

“Unë jam pastruese dhe marr një rrogë prej 170 mijë lekësh të vjetra, nga këto 150 shkon shtëpia bashkë me drita e ujë. Na ngelen vetëm 20 mijë të vjetra për të kaluar muajin, ato nuk na dalin as për të ngrënë. Nuk kam as ngrohje, asgjë e madje kam marrë edhe bukë me listë. Unë mund të haj një herë në ditë”,-shprehet gruaja. Nënë e bijë iu bëjnë thirrje shqiptarëve që ti ndihmojnë sadopak me ushqime për të kaluar muajin, veshje e një banesë ku të fusin kokën, për të lehtësuar sadopak vuajtjet që po kalojnë. “Kërkojmë vetëm një dhomë sa të fusim kokën e të mos lajmë qiranë e shtëpisë, dua që vajza ime të rrijë si gjithë të tjerët. Ju lutemi gjithë shqiptarëve, kush ka mundësi të na ndihmojë”,-thotë 45 vjeccarja. Ndërkohë vajza kërkon mjete shkollore, ushqime e rroba.

“I lutem gjithë shqiptarëve që të na ndihmojnë me një shtëpi, ushqime, veshje”,-apelon e mitura.

Dëshmia

“Ai u zhvishte lakuriq, në sy të vajzës, madje zhvishte edhe vajzën. E prekte në vende që s’duhej ta prekte, dhe unë bërë denoncimin, por sërish policia nuk i mori për bazë fjalët e mia dhe të vajzës. I thoja ta cconte vajzën në shkollë, por ai e nxirrte për të lypur që të merrte paratë e t pinte raki, e ulte në prehër bashkë me shokët e tij rrugëve”,-thotë duke qarë nëna e 13 vjeccares.

Kërcënimi

“Ish vjehrra ime na del në rrugë e na kërcënon. Kur zbrita nga autobusi më tha: Sado ta ruash vajzën ti, ne prapë do ta marrim. Kam frikë, më ka thënë që do të më vrasë e do të më varrosë. Nuk kemi mbështetje kurrkund, kemi frikë të ecim në rrugë”,-tregon gruaja.

Tags: abuzimHistori
Previous Post

Mjeku ‘ia mbath’ në Gjermani, banorët e fshatit nuk marrin shërbim mjekësor

Next Post

Arrestohet tregtari shqiptar, e kishte kthyer shtëpinë në market kokaine

droni

droni

Next Post
Arrestohet tregtari shqiptar, e kishte kthyer shtëpinë në market kokaine

Arrestohet tregtari shqiptar, e kishte kthyer shtëpinë në market kokaine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.