Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë zyrtare për shkarkimet e njëpasnjëshme të drejtorëve nga ministrja e re e Infrastrukturës Balluku.
Nga selia blu, deputetja Dhurata Çupi tha se shkarkimi i këtyre drejtorëve, nuk mjafton, pasi ata duhet të ishin në burg pas skandalave ku janë përfshirë.
Sipas deputetes, drejtorët mbrohen nga kryeministri Edi Rama, i cili i largoi për të larë duart nga vjedhjet dhe mbyllur çështjen ndaj tyre.
Deputetja thotë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Edi Rama duhet të hetohen për skandalin e vjedhjes së unazës së Re dhe se tenderi 20 milionë euro për një 1 km rrugë duhet të anullohet.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/399122170660130/?notif_id=1548161397559642¬if_t=live_video
K.Balliu/DRONI.al











