Një 71 vjeçar nga Memaliaj është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës në kokë nga një person ende i paidentifikuar nga policia.
Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa mësohet se pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij.
Deri më tani ende nuk ka një komunikatë nga policia, ndërsa burime për “Panorama” kanë mësuar se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.











