Kryeministri Edi Rama pritet që pas pak të bëjë betimin në Presidencë si ministër i Jashtëm.
Pas dekretit të Presidentit, ditën e djeshme Rama mori edhe votat e 78 deputetëve të mazhorancës, duke u bërë zyrtarisht ministër i Jashtëm.
Këtë detyrë Rama e mori pas mosdekretimit të Gent Cakajt, i cili u refuzua nga Presidenti Ilir Meta.












