Një gomone me një sasi të konsiderueshme drogë është gjetur ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës. Nga informacionet e para, bëhet me dije se gomonia u gjet nga Policia Kufitare e Vlorës.
Gomonia është e gjatë 10 metra ndërkohë flitet dhe për një sasi prej 500 kg kanabis.











