Ministrja e re e Infrastrukturës ka sjellë një valë ndryshimesh duke njoftuar shkarkimin nga detyra të disa zyrtarëve të lartë në institucionet që varen nga kjo ministri.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë prej disa muajsh. Në institucionet e varësisë së kësaj ministrie, kjo është lëvizja e tretë brenda 2 ditësh.Fo
Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.
Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.












