Gjykata e Tiranës, ditën e sotme, vendosi të dënojë me gjobë Lulzim Bashën me 50 mijë lekë për shpifje ndaj Tualant Ballës për çështjen e Toyota Yaris.
Vendimi do të ankimohet, kështu deklaruan këshilltarët ligjorë të PD. Por kush ishte prapa këtij vendimi?
Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha ishte ai që ka marrë sot vendimin, duke e shpallur Bashën fajtor për akuzën e shpifjes.
Problemi me gjyqtarin Gerd Hoxha është që ai ende nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Hoxha ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vendimi për të nuk është marrë ende.
E gjithë padia e ngritur ndaj Bashës, ishte për shkak se kreu i opozitës, ishte i pari që denoncoi në Parlament kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetin Toyota Yaris duke akuzuar Taulant Ballën si porositësin e kësaj ngarkese.












