Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka kaluar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Këtë gjë e ka bërë vet të ditur kryeministri, pasi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram.
Rama ka postuar një foto teksa ndodhet ulur në një bar, duke konsumuar kafen e mëngjesit, ndërsa përballë tij është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nuk dihet ende se çfarë ësthë diskutuar mes tyre, pasi nuk kanë dhënë informacione të detajuara.












