Autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçarit në Korçë është Olger Mustafaj, i cili është një person i njohur nga policia.
Mustafaj njihet si një person shumë problematik në qytetin e Korçës.
Ai ka qenë i dënuar me 12 vjet burg dhe gjatë kohës që ka qenë i dënuar ka plagosur me sende të fortë një të dënuar, në burgun e Drenovës, Aurel Nazifaj.
Olger Mustafaj vrau mbrëmjen e djeshme (17 janar) Altin Balliu pas një konflikti për motive banale.
Sherri ka nisur në një lokal me përplasje fizike dhe ka përfunduar në përdorimin e armëve jashtë ambienteve të lokalit.











