Një bankomat banke në Vorë është grabitur mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të para, mësohet se persona të paidentifikuar kanë thyer me mjete të forta dhe më pas kanë grabitur bankomatin.
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se shuma e parave të grabitura është e konsiderueshme.
Nuk ka ende të dhëna rreth autoreve, por policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Dyshimet e para janë se vjedhja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.












