Ka dy ditë që arrestimi i një nëne shqiptare në Greqi është kthyer në vemendjen e mediave greke.
Sipas tyre, një nënë e re shqiptare është arrestuar pasi u kap me një sasi prej 35 kilogramë hashash në makinën që ajo e kishte marrë me qira.
Mediat shkruajnë se ajo ka përdorur fëmijët e saj të vegjël, të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës, për të shmangur dyshimet e policisë.
Bëhet fjalë për shtetasen Kostandina Mata, 25-vjeç, pronare e një kantine pijesh në Sarandë. Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarja përdori dy fëmijët njërin dy vjeç e gjysmë dhe tjetrin disa muaj, për të mbuluar gjurmët.
Policia e ndaloi shqiptaren pasi kishte marrë informacion për të kontrolluar makinën, ku i gjeti 33 pako kanabis me peshë totale 35 kg.












