Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar reagimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi biznesin se do t’i gjente belaja nëse mashtronin me taksat, duke marrë kështu rolin e Prokurorit.
Manjani ka zgjedhur një shprehje për ta ironizuar këtë sjellje, teksa në fund shkruan se si do të përfundojë e gjitha.
”Koinçidencë.
Po përpiqesha të fantazoja rrethanat si mund të ketë lindur proverbi “hodhi budallai një gurë në lumë…”, kur më erdhi një sms me këtë tekst:
“Sapo budallai hodhi një gurë tjetër”. 😂😂😂😂
Më erdhën në vijim edhe 39 sms me këtë përmbajtje… 😂😂
Gur, gur bëhet…. zhavorr!”, shkruan Manjani.












