Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Lushnjë.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 41 vjeçar ka goditur me sende të forta kunatën e tij.
Policia e Cërrikut e ka arrestuar në flagrancë 41 vjeçarin me iniciale M.D., banues në Belsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta i ka shkaktuar plagë kunatës së tij.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a i Kodit Penal.











