Deputeti i Partisë Demokratike e cilëson sulmin e Kryeministrit Rama ndaj Zërit të Amerikës, si vetëdeklarimin e rënies së tij.
Ervin Salianji kujton kohën kur dhe Gadafi dhe Sadami sulmonin Zërin e Amerikës dhe përfundimin e dinë të gjithë.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj Zërit te Amerikës, është vetëdeklarimi i rënies së Ramës!
Përgjimet e publikuara sot janë përgjime zyrtare, Zëri i Amerikës i publikoi. Në vend që të reagonte me urgjencë sepse sinjali i goditjes i erdhi nga media që është në themel të rënies së diktaturës, ai e quajti kazan.
Pikërisht kështu kanë reaguar dhe Gadafi, Sadami @ co ndaj Zërit të Amerikës dhe përfundimin e dinë të gjithë











