Pas deklaratës për media të ministrit Lleshaj, i cili e cilësoi si operacion të finalizuar me sukses arrestimin e Balilit, ka reaguar nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Me anë të një statusi në Facebook, Paloka shkruan se këtë informacion e ka dhënë ish-kryeministri Berisha prej orësh.
Paloka ironizon duke thënë se e vetmja gjë që Lleshi i Ramës mund të bëjë është të rrahë ndonjë student natën jo të luftojë krimin.
REAGIMI I PLOTË
O qeveri e Lleshit…
E ka njoftuar Berisha prej oresh vetedorzimin e Balilit. Lleshi i Rames dhe Rama i leshit flasin per “suksesin e kapjes” se tij.
Te besosh se Lleshi kapi Balilin eshte si te besosh qe Rama eshte “kryeministri me i mire”. Lleshi i Rames shume shume rreh ndonje student naten po per “lufte kunder krimit” e shohin shqiptaret cdo dite…
Pas dy sulmeve te “Zerit te Amerikes”, Rames i duhej nje “sukses” dhe Balili ishte atje, gati…











