Një shqiptar është gjetur i varur në qelinë e burgut në Agios Nikolaos në Kretë.
Sipas mediave greke, autoritetet dhe shërbimi mjekësor u njoftua menjëherë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë shqiptarin.
Mësohet se shqiptari ka kryer vetëvrasje. Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë këtë akt.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











