Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit.
‘Pse i djeg e vërteta Edi Ramës’, shkruan kreu i opozitës me një postim në Twitter.
POSTIMI I BASHES:
‘Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges.
I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin’.












