Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë drejtuesin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën arrest me burg, por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prj 3 mln lekë të vjetra.
Mësuesja humbi jetën në aksident, rrugës duke shkuar për në punë. Ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.
Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan në 19 Dhjetor 2018, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz. Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në aksin Miras-Arrez. Sipas informacioneve, mësuesja dhe 5 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë.












