Një prej ushtarakëve i cili duhet të ruante depon me armë në Pashaliman ka treguar arsyen se pse e la vendin bosh në momentin kur ndodhi grabitja.
Sipas BW, ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.
“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme u vodhën disa armë në depo, dhe për këtë ngjarje janë shoqëruar 5 ushtarakë.
Shtabi i Forcave të Armatosura në një njoftim për mediat sqaronte se kjo ngjarje nuk cënonte sigurinë e vendit dhe as nuk e dëmtonte atë, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion apo të dhënë se kush mund ti ketë grabitur.












