Bleona Qereti njihet për guximin dhe moskokëçarjen. Një personazh i cili gjithmonë merr vemendje për shkak të tipit të saj, ku nuk i lë mangut asgjë personave që e shajnë dhe e komentojnë negativisht.
Të njëjtën gjë ka bërë me një komentues në Twitter, i cili shkruante se ‘duhet të kesh vetëbesimin e Bleona Qeretit, e cila mendon se po bën karrierë në Amerikë’.
Bleona i ka kthyer përgjigje në postimin e tij në Twitter, ku i shkruan se ka gati 3 filma dhe ndërkohë kënga është në top 5 në renditjen e dance Billboard.
Madje ajo e ka quajtur të riun një ‘Hater’ që do të përkthehet një ‘urryes, ziliqar’ duke i publikuar dhe llogarinë e tij në Instagram, gjë të cilën ne po e fshijmë, për të ruajtur privatësinë e personazhit.













