Reperi i njohur dhe një ndër zërat e fuqishëm pro komunitetit të LGBT, Kevin Fret,është qëlluar për vdekje në Porto Riko.
Muzikanti, i përshkruar si artisti i parë homoseksual i muzikës latine Trap, u vra në kryeqytetin San Juan të enjten në mëngjes.
Burime nga policia, bëjnë me dije se Fret u qëllua në tetë herë në kokë, ndërsa po lëvizte me një motoçikletë në rrugë.
Vdekja e tij e rrit numrin e vrasjeve në Porto Riko këtë vit në 22.
Reperi u përshkruar nga miqtë e tij si një artist i lindur dhe pasionant për muzikën.












